Teksa po performonte këngët popullore të jugut, këngëtari Ylli Baka u duk se u u godit me pjatat e karafilëve.
Sipas pamjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, artisti ishte në mes të performancës kur të pranishmit iu afruan dhe hodhën drejt tij pjata plastike me karafilë. Ylli Baka u duk shumë i irrituar nga gjesti.
Ky episod ka ngjallur një dilemë të diskutueshme: A ishte ky akt mungesë respekti apo një mënyrë e veçantë e publikut për të shprehur admirimin? Nga njëra anë, të hedhësh sende drejt një artisti mund të duket si një ofendim, një akt i papranueshëm, sidomos kur ai ka investuar kohë dhe energji për performancën. Nga ana tjetër, për të treguar emocionin ose entuziazmin, publiku paguan për ato pjata me karafilë.
Debati u shtua edhe për faktin që publiku kishte paguar për të marrë pjesë në event, duke pyetur: pse artisti u ndjeu i ofenduar, kur të pranishmit shpenzuan para për të marrë kënaqësi nga performanca? A ishte kjo një çështje kulture performuese, ku normat tradicionale të respektit dhe shprehjes artistike përplasen me emocionet e audiencës?
Në rrjetet sociale, ky moment u bë meme, sikurse pati edhe nga ata që u habitën me sjelljen e këngëtarit, i cili ishte dukshëm i ofenduar.
Lini një Përgjigje