Kristi Lamaj është një nga protagonistët e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm me lojën e tij brenda shtëpisë, por edhe me imazhin e kuruar që prezanton para publikut.
Së fundmi, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë disa pamje të Kristit vite më parë, të cilat tregojnë qartë se banori i ka kushtuar një vëmendje të veçantë transformimit të pamjes së tij ndër vite. Fotot kanë hapur diskutime të shumta mes ndjekësve, të cilët kanë vënë re një ndryshim të dukshëm në portretin dhe stilin e tij.
Një nga ndryshimet që bie menjëherë në sy lidhet me estetikën dentare. Në imazhet e mëhershme, Kristi shfaqet me një buzëqeshje natyrale dhe më pak të kuruar, por dhëmbë shumë më të bukur, ndërsa sot ai prezanton një “buzëqeshje të tepruar”. Dhëmbët e tij duken të ekzagjeruar, duke bërë që të marrë një lumë komentesh.
Por transformimi nuk ndalet vetëm te buzëqeshja. Një tjetër element që ka ndryshuar ndjeshëm është mjekra. Në të kaluarën, Kristi preferonte një look më të thjeshtë, me mjekër më të rrallë dhe më pak të stiluar. Aktualisht, ai shfaqet me një mjekër të plotë, të dendur dhe të konturuar me kujdes, duke i dhënë fytyrës një pamje më të pjekur dhe më të strukturuar.
Ky evolucion në imazh duket se ka qenë pjesë e një procesi të vetëdijshëm për ndërtimin e figurës së tij publike, duke reflektuar jo vetëm ndryshim estetik, por edhe një fazë të re në prezantimin e tij si personazh publik.
Lini një Përgjigje