TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Shkurt 2026, 12:48

“Luiz Ejlli do të thyejë rekordet e mia”, Zebërvoki: Si nuk i vjen turp të krahasohet me mua?!

Shkruar nga Pamfleti
“Luiz Ejlli do të thyejë rekordet e mia”, Zebërvoki:
“Luiz Ejlli do të thyejë rekordet e mia”, Zebërvoki: Si nuk i vjen turp të krahasohet me mua?!

I njohur si Zebërvoki, producenti i filmave, ka bërë një reagim të fortë publik, duke zbuluar se është bllokuar në rrjetet sociale nga këngëtari Luiz Ejlli, pas një deklarate që, sipas tij, nuk kishte asnjë qëllim negativ.

Sipas Zebërvokit, e gjithë situata ka nisur pasi ai ka përmendur emrin e Luizit në një kontekst që lidhej me projektin filmik që ky i fundit po realizon. Aktori thekson se përmendja ka qenë krejtësisht pa të keq, por reagimi që pasoi nga fansat e këngëtarit ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër.

Në deklaratën e tij të plotë, ai u shpreh:

“Marr një bllok nga një që po bën film, e përmenda pa të keq njëherë, m’u kthyen fansat e atij.”

Ai vijoi më tej me kritika të drejtpërdrejta ndaj artistit, duke treguar se Luiz Ejlli është në konkurencë me të dhe do të ‘thyejë’ rekordet që ka vendosur filmi “Falli”, prodhuar nga Zebërvoki.

“Është njëri që do të thyejë rekordet e ‘Fallit’, po bën çmos që të thyejë rekordet e ‘Fallit’. I uroj sukses vetëm që të plotësojë atë ego, se ka ego të sëmurë.”

Zebërvoki nuk e fshehu as pakënaqësinë e tij për krahasimet që, sipas tij, po bëhen mes tij dhe Luizit. Ai theksoi se rrugëtimi i tij në karrierë ka qenë i ndërtuar nga hiçi, pa mbështetje financiare apo marketing të fuqishëm.

“Si nuk i vjen turp nga vetja që të krahasojë potencialin e tij me mua, se unë jam individ nga hiçi, pa lekë, pa marketing.”

Në fund të reagimit të tij, aktori shtoi se bllokimi në rrjete sociale ka ardhur pa asnjë paralajmërim apo sqarim, madje në një kohë kur, sipas tij, vetëm pak javë më parë kishin komunikuar normalisht.

“Më bëri bllok pa arsye, ndërkohë që 3 javë para u rastisëm e folëm.”

luiz ejlli zebervoki

Lini një Përgjigje