Londrimi, një nga banorët e Big Brother VIP Kosova, iu drejtua publikisht ish-banorit të këtij edicioni, këngëtarit Gjesti, me një kërkesë për rikthim në shtëpi në rast se ata shkojnë në finale.
Ai foli para kamerave dhe i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë:
“Gjesti, ky mesazh është për ty. Nëse je duke e parë këtë dhe nëse ne shkojmë në finale, dëshira ime më e madhe është që të vish për 24 orë dhe t’i kalosh me ne në këtë shtëpi.”
Londrimi theksoi se e kupton që një rikthim i tillë mund të jetë i vështirë për shkak të përjetimeve brenda shtëpisë, por shtoi se dëshiron ta ndajë përvojën e finales me të.
“E di që do të duhet t’i përjetosh sërish disa trauma, por edhe ne jemi duke vuajtur njëjtë. Kështu që të lutem eja të duam shumë.”, tha ai.
Mesazhi i tij solli reagime mes banorëve dhe rriti interesin e publikut për mundësinë e një rikthimi simbolik të Gjestit në shtëpi.
Lini një Përgjigje