Gjatë Prime-it të së shtunës, Vëllai i Madh i organizoi Artanit një surprizë brenda shtëpisë së Big Brother. Në qendër të momentit u vendos historia e tij personale dhe marrëdhënia me bashkëshorten, e cila hyri në shtëpi për ta takuar.
Në dhomën e rrëfimit ishte vendosur një arush prej pelushi, të cilin Artani e lidhi me fillimet e lidhjes së tyre. Ai tregoi se arushi është një dhuratë e vjetër, që e ka shoqëruar për më shumë se 25 vite dhe që në atë kohë ia kishte dhuruar gruas së tij. Sipas tij, ajo ka qenë e rezervuar dhe kërkonte guxim për t’iu afruar. Ai përshkroi momentin e parë të afrimit, kur gjeti një mënyrë për ta puthur dhe për të nisur lidhjen që vazhdon edhe sot.
Artani foli edhe për ndikimin që ka pasur nëna në jetën e tij, pasi babai u largua kur ai ishte tetë vjeç. Ai tha se është rritur nga një grua e fortë dhe se kjo përvojë ka ndikuar në mënyrën si i kupton marrëdhëniet.
“Ky arush ka mbi 25 vite. E kam dhuratë. Çuditërisht, kudo që shkonim ishte prezent ky arush. Është një kujtim. Është një arush, një nga dhuratat në atë kohë, një dhuratë shumë e bukur. Unë ia kam bërë dhuratë gruas. Ta them fiks se çfarë më ka thënë. Ajo është pak e sertë dhe e rregullt. Duhet të jesh shumë i guximshëm t’i afrohesha. I thashë të ka rënë diçka në qerpik, mbylli sytë dhe unë e putha në buzë. Që nga ajo ditë, se goditjen e bëra shumë të fortë, duhet të gjesh edhe momentin, jo vetëm të presësh çfarë do bëjë femra. Unë jam rritur nga nëna. Babai na la kur isha 8 vjeç. Kur rritesh nga një femër e fortë, ia di ku e ka pikë të dobët. Kam 2-3 shoqe që janë shumë të forta”, tha Artani në dhomën e rrëfimit, aty ku ishte vendosur një arush.
Më pas, produksioni transmetoi linjën e jetës së tij. Artani ndau detaje për humbjen e të dy prindërve dhe për raportin me vëllanë, me të cilin për vite me radhë nuk ka pasur komunikim. Momentet sollën një rrëfim të drejtpërdrejtë për sfidat familjare që kanë shoqëruar jetën e tij.
“Babi im vdiq në moshën 30-vjeçare. Fati i bëri që ata të dy të ndaheshin. Në ’98 zbuluam që mami ishte me kancer. Nuk e fusnin as në operacion. Edhe kur ishim në spital, i kishte sytë nga vëllai, Albani. Më tha o Zot, aty ku do shkelë këmba jote, të ketë vetëm lule. Pastaj në moshën 49-vjeçare mamaja ime mbylli sytë për gjithë jetën. Në 2000 më tha një shok që ka ardhur vëllai, Albani. Qau për mamanë, pas tre muajsh iku prapë në Greqi. 23 vite nuk e dija fare se ku ishte. Në 2023 më tha një miku im që kishte gjetur Albanin. Alban, i thashë, jam Tani, vëllai jot, s’të njoh më tha. U shokova, nuk dija çfarë të bëja. Akoma dhe sot nuk e di se çfarë ka ai njeri”, u shpreh Artani në linjën e tij të jetës.
Lini një Përgjigje