Gjatë qëndrimit të Mateos në shpellë, Brikena ka treguar një përkujdes të shtuar ndaj tij, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe të banorëve të tjerë. Dinamika mes tyre u komentua edhe gjatë Prime-it të transmetuar mbrëmjen e djeshme.
Mateo u shpreh se është ndjerë shumë afër me Brikenën, pavarësisht faktit që ai ndodhej në shpellë dhe ajo në shtëpi. Sipas tij, distanca fizike nuk ka ndikuar në afrimitetin emocional që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe.
Nga ana tjetër, Brikena deklaroi se çdo veprim dhe përkujdes që ka treguar ndaj Mateos ka qenë i ndjerë dhe i sinqertë. Ajo theksoi se reagimet dhe qëndrimet e saj kanë ardhur natyrshëm, bazuar në emocionet e momentit.
Pjesë nga biseda:
Mateo: Jam ndjerë shumë mirë, më afër ishim aty. E ndjeva përkujdesjen e Brikenës.
Brikena: Për respektin që ma jep Mateon çdo ditë, ai e meriton t’i jap një përqafim çdo ditë. Unë jam tip që i bëjë gjërat kur i ndjejë, jo vetëm për kamera. Momentin që Mateo ka hyrë në shpellë jam kam ndjerë mungesën. E vlerësojë shumë për djalin që është. Më ka ardhur shumë e natyrshme të përkujdesem.
Lini një Përgjigje