
Nga përgjimet e grupit të strukturuar kriminal doli dhe emri i këngëtares Elvana Gjata, e cila është edhe partnerja e Ervitn Matës.
Nga përgjimet ku është i përfshirë ish-zëvendës drejtori i policisë Erzen Berçani dhe djali i rij Eralbin, doli se ish-drejtori kishte folur me Matën dhe ky i fundit do i kalonte rreth 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës. Si duket Mata përdorte llogarinë e partneres së tij për të kryer transaksionet.
E teksa këto lajme kanë bërë xhiron e rrjetit, pasi emri i këngëtares përmendet në grupin e strukturuar kriminal që akuzohen për pastrim parash dhe trafikim droge, Elvana ka postuar në Instastory, ku tregon se do të performonte mbrëmë në një klub në Berlin të Gjermanisë.
“A jeni gati”, është mbishkrimi i Elvanës, ku duket qartazi se tani duhet ‘të përveshë mëngët’ për të punuar se nuk ka më ‘lek qyl’.

Lini një Përgjigje