TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Maj 2025, 11:28

Shuplaka ‘të ëmbla’ dhe përkëdhelje, publikohen fotot e Jeff Bezos dhe Laura Sanchez në jaht

Shkruar nga Pamfleti

Shuplaka ‘të ëmbla’ dhe përkëdhelje, publikohen

Sezoni i jahteve të të famshmëve ka nisur dhe këtë herë është hapur nga Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez.

Çifti është fotografuar në momente intime gjatë pushimeve luksoze në jahtin e tyre prej 500 milionë dollarësh në brigjet e Kanës. Në fotot e publikuara nga “Page Six”, 55-vjeçarja Sanchez shihet duke marrë rreze dielli me bikini dhe një kapelë kashte, ndërsa Bezos qëndron pranë saj dhe e godet lehtë në prapanicë, ndërkohë që një mike e çiftit qesh me skenën.

Pamjet tregojnë çiftin në momente të ngrohta e të përzemërta. Jahti i tyre luksoz, i quajtur “Koru”, përmban disa kuverta dhe është zbukuruar me një figurë druri që i ngjan Laurës, me siluetën dhe flokët e gjatë të saj.

Këto pamje dalin në dritë teksa çifti po përgatitet për dasmën e shumëpritur që pritet të mbahet në Venecia mes 24 dhe 26 qershorit. Ceremonia do të zhvillohet në një ambient romantik në natyrë, me rreth 200 të ftuar dhe nën masa të rrepta privatësie, pasi vendndodhja e saktë ende mbahet sekret.

Nuk është çudi të kalonin edhe këtej nga Saranda, meqë çmimin e karburantit e kemi lirë ‘për fukarenjtë e jahteve’ dhe shtrenjtë për popullin ‘ekstremisht të pasur’ shqiptar.

Shuplaka ‘të ëmbla’ dhe përkëdhelje, publikohen Shuplaka ‘të ëmbla’ dhe përkëdhelje, publikohen

jeff bezos foto jaht laura sanchez

Lini një Përgjigje