
Këngëtarja e famshme, Katy Perry, ka befasuar një fans gjatë performancës së saj në turneun botëror, “Lifetimes”. Ajo i bëri thirrje fansit që të mos i shkruante më bashkëshortit të saj.
Katy ishte në humor të shkëlqyer dhe gjatë një shfaqjeje në Nevada, vendosi të bënte një shaka në mes të një kënge.
Gjatë performancës së “I’m His, He’s Mine” nga albumi i vitit 2024, Perry eci deri në skaj të skenës dhe teksa pa fansin, iu drejtua drejtpërdrejt me një mesazh të qartë.
“E di pse je këtu. Dëgjo, nëse vazhdon t’i dërgosh mesazhe burrit tim… E ke bërë këtë për muaj të tërë, që kur unë kam performuar këtu. Nuk erdhe këtu për mua. Nëse vazhdon t’i dërgosh mesazhe burrit tim, do të të nxjerrim jashtë. Shiko jetën tënde”, tha këngëtarja e famshme.
In my homewrecker era @katyperry ???? https://t.co/WowsaAFHS3 pic.twitter.com/74WnszK3Aw
— kyle (@SomeonesNewMuse) May 19, 2025
Lini një Përgjigje