TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Maj 2025, 15:00

“Po më ndjek si kamera”, Elvana Gjata i përgjigjet Dafit

Shkruar nga Pamfleti

“Po më ndjek si kamera”, Elvana Gjata i përgjigjet Dafit

Pak minuta pasi u mësua se Dafina Zeqiri thuhej i ka bërë një “diss” Elvanës përmes stilit dhe referencave në projektin e saj të fundit, reagimi i kësaj të fundit nuk ka munguar!

Në një postim në Instagram Story, Elvana Gjata ka ndarë një fotografi të veshur me stil të ngjashëm “street” dhe me një makinë në sfond që mban flamurin kombëtar, shoqëruar me tekstin: “Si kamerë m’përcjell ditë e natë” – një frazë që është pjesë e këngës së saj më të fundit “Lumja Toka” dhe që në këtë kontekst merr edhe më shumë kuptim.

A është kjo një përgjigje ndaj thumbave të Dafinës? Një gjë është e qartë: tensioni artistik mes dy yjeve duket se sapo ka marrë një kthesë të re!

Mbetet të shihet nëse kjo luftë stili dhe simbolike do të ‘përshkallëzohet’.

“Po më ndjek si kamera”, Elvana Gjata i përgjigjet Dafit

elvana gjata pergjigje dafina zeqiri

Lini një Përgjigje