TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Korrik 2023, 08:57

"Është më e bukura në botë", Capital T flet për herë të parë për partneren

Shkruar nga Pamfleti

"Është më e bukura në botë", Capital T flet

Artisti i njohur Capital T është nga ata personazhe publikë që jetën private e ka mbajtur gjithmonë hermetike. Mirëpo, në një intervistë të fundit për emisionin “Radar”, duket se është dorëzuar paksa. Ai ka thënë se është i dashuruar dhe partnerja e tij është më e bukura në botë. Madje, ka zbuluar se ajo do të jetë edhe në koncertin e tij.

“Për mua është më e bukura në botë, unë e kam për vete. Ajo do jetë edhe në koncert”, u shpreh ai.

Këngëtari pranoi se ndihet i bekuar dhe se synimi i kësaj lidhjeje është martesa, megjithatë nuk po mendojnë tani për të. Capital T përflitet prej kohësh për një lidhje me modelen e njohur Adrola Dushi, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar.

capital t kengetari partnerja

Lini një Përgjigje