TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Korrik 2023, 07:10

Të shtëna me armë në koncertin e Mozzik, policia boshatis diskon dhe asgjëson granatën e pashpërthyer

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në koncertin e Mozzik, policia boshatis

Një incident është shënuar në një diskotekë në qytetin e Gjilanit ku po performonte këngëtari i njohur Mozzik. Mësohet se një person ka qëlluar me armë në oborrin e diskotekës rreth orës 01:50 të 28 korrikut 2023.

Kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore e cila ishte e pa shpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendin i ngjarjes në drejtim të panjohur informon policia duke shtuar.

“Të gjithë personat të cilët kanë qenë brenda kësaj diskoteke në mënyrë të sigurte janë evakuuar. Nga ana e zyrtarëve policor është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes ndërsa mjeti i pa shpërthyer është menaxhuar dhe është asgjësuar pa asnjë pasojë nga njësiti për deminim i Policisë së Kosovës” informoi policia e Kosovës.
Mozzik përmes pamjeve të publikuara në InstaStory, ka shfaqur momentet kur policia ka qenë pjesë e investigimit të ngjarjes.

"Respekte policia e Kosovë ka kryer vetëm punën e saj" shkruan Mozzik në një postim në facebook..

Koncerti është ndërprerë për çështje sigurie.

mozzik koncert granatë

Lini një Përgjigje