
Në një bisedë mbi ‘tregun’ e artistëve, gazetari Andi Vrapi dha një informacion që pak vetë e dinin. Ai foli për shumë artistë, kryesisht shqiptarë, që, edhe pse të suksesshëm, zhduken nga tregu për një periudhë kohe, pasi bëhet pengesë klani i krijuar nga menaxherët e artistëve kosovarë:
Andi: Situata e artistëve shqiptarë nuk është shumë e thjeshtë në një treg që dominohet nga artistë nga Kosova. Këtu nuk ka vend për ndasi, por rrethi shoqëror i artistëve e bën këtë ndasi. Fitimet kryesore artistët i kanë nga klubet. Menaxherë të caktuar bëhen bashkë dhe bllokojnë artistë nga Shqipëria. Shumë artistë nga Shqipëria janë bllokuar. Shumë artistë nga Kosova e kanë bërë këtë edhe me kolegë të tyre. Për shembull, Melinda Ademi për një periudhë të caktuar ka qenë e ndaluar të performonte në ato klube ku performonte Tayna, duke qenë se kishin diss me njëra-tjetrën. E njëjta gjë ndodh me disa prej artistëve nga Shqipëria, që e kanë të vështirë të performojnë në ato klube ku menaxherë nga Kosova, kanë krijuar klane të caktuara, që funksionojnë me njëri-tjetrin si grup oligarkësh. Përveç Noizy-t, Elvana Gjatës, tek tuk Xhensila, të tjerët nuk performojnë në Kosovë. Në Tiranë ne nuk i kemi këto ndasitë dhe shumicat e datave që ka muzika live në Shqipëri, i kanë artistë nga Kosova. Enca nuk po bënte dot koncerte.
Anja: Kush e bllokoi? Noizy?
Andi: Në fillim kur ndodhi debati i famshëm, kishin një tentativë për ta penguar, por nuk është e thënë të kesh një përplasje konkrete. Thjesht dua që artistët e mi, të punojnë, të gjenerojnë të ardhura për mua. Duke mos pasur mundësi të punosh nëpër klube, nuk gjeneron të ardhura, pavarësisht sa klikime ke. Sepse ti prodhon këngë, por nuk merr fitime mbrapsht, vetëm shpenzon.
(min. 42: 50 deri 46.50)
Lini një Përgjigje