TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Prill 2024, 09:29

Marrëdhënia e Romeos me Heidin, lidhje shumë e çuditshme (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Marrëdhënia e Romeos me Heidin, lidhje shumë e çuditshme

“Romeo doli më i ndjeshëm se ç’e mendonim dhe Heidi më e ftohtë se ç’e mendonim”, kështu e ka komentuar gazetari Andi Vrapi lidhjen e çuditshme mes dy banorëve të BBV3

Anja: Romeo dhe Heidi

Andi: Offff, kur do shpëtoj nga këto?!

Anja: A mund të mos përmendet ky çift që mua më bën për të qeshur pa limit?

Andi: Je shumë funny: thua a mund të mos përmendet dhe e përmend

Anja: Po ulen e pinë verë se kanë dy-mujorin e lidhjes (i thënçin) dhe ai qan për vëllezërit. Ça i thua ti kësaj? Kjo është një lidhje tipike për klikime

Andi: Që është një lidhje e çuditshme, është. Që ai doli emocional, jashtë parashikimeve,e pamë. Që Heidi është e ngrutë, jashtë parashikimeve, edhe këtë e pamë. Sigurisht, duke qenë aty, gjithë kohës në sulm, në qendër të vëmendjes, Romeos i është zhvilluar edhe paranoja. Sepse duke parë në dy Big Brother se si çiftet janë sulmuar, këto gjëra janë menduar nga të dy, para se të futen. Janë bërë paranojakë.

Anja: Po mos të lidhet. Po ai nuk ka ça jep edhe vetëm. Ndërkohë Heidi ishte në kërkim të një mashkulli se s'bën

Andi: Mos u bëj seksiste. Një marrëdhënie nuk funksionon, kur të dy paartnerët janë me paranoja se çfarë flitet jashtë dhe prandaj kemi marrëdhënien që kemi. Jo, nuk mendoj që Heidi ishte në kërkim të një mashkulli

Anja: Po i duhej, sepse ajo është super lojtare

Andi: Nuk mendoj që iu afrua Heidi çunave, por çunat Heidit, sepse ne si shoqëri i kemi rritur çunat që për të bërë hajër në jetë, duhet t'i vardisen femrave

(min 34: 48 deri 41:25)

andi vrapi romeo dhe heidi ppp

Lini një Përgjigje