
Në programin “Mos i bjer me Top”, ditën e djeshme ishte e ftuar konkurrentja e “Për’puthen”, e cila ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj jashtë kornizave të programit të dashurisë, ku ajo është bërë e famshme.
Bëhet fjalë për Erikën, një ndër vajzat mjaft interesante të “Për’puthen”, e cila ka shkaktuar një zhurmë ne rrjet që në momentin që është bërë pjesë e këtij formati.
Erika ka bërë një telefonatë kurth për një tjetër konkurrent, Buçin, duke pretenduar se dikush i ka dërguar asaj foto intime të tij së bashku me të fejuarën, duke shtuar se ai gënjen që është “single”.
Erika: Ej me kanë ardhur ca foto mua. Ca foto me njërën që je fejuar. Po këto foto nuk do i mbaj vetëm unë , apo do të t’i nxjerr në portale? Më vonë. Po kështu tallesh ti me mua?
Buçi: Kur jam tallur unë me ty?
Erika: Qenke fejuar dhe më thua mua që ke vërtet ndenja për mua?
Buçi: Je në terezi ti? Unë skam as të dashur asgjë.
Erika: Dëgjo ose do më japësh mua 20 mijë euro, ose këto foto do i shkojnë Olsës dhe të gjithë poraleve, ta dish se nuk luan dot ti me mua.
Buçi: Çfarë po thua? Je në terezi?
Erika: Foto me një vajzë që ka unazë edhe ti ke unazë. Madje ajo goca duket sikur është edhe shtatzënë.
Buçi: Po më bën shantazh ti mua? Çfarë është ky 20 mijë euroshi?
Erika: Meqë dashuri spo më jep, me jep lekët
Buçi: Po nuk kam unë të dashur.
Erika: Kam fotot. Do më japësh lekët?
Buçi: Ku je të takohemi? Më plasi k*ri të kem ndonjë tjetër. Nuk ka arsye por ti nuk mund të më kthehesh ti mua në këtë mënyrë.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje