TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Korrik 2024, 10:15

Shkak tradhtia, Kader ndahet nga Lumbardhi: Luftova shumë, por u lëndova

Shkruar nga Pamfleti

Shkak tradhtia, Kader ndahet nga Lumbardhi: Luftova shumë, por u

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu ishin një ndër çiftet më simpatikë dhe të komentuar të showbizit, deri dje, kur ish-banorja njoftoi papritmas se romanca e tyre ka marrë fund. Fillimisht Kicaj ka postuar një Instastory se shkak është bërë tradhtia nga ana e Lumbardhit, veprim i cili e ka lënduar dhe zhgënjyer shumë. Por siç shprehet, për të ruajtur dinjitetin, ajo nuk mund ta falte më dhe vendosi t’i jepte fund kësaj romance të shumë përfolur.

Mirëpo pak pasi e postoi këtë shkrim në Instastory, ajo e ka fshirë. Më vonë Kicaj ka postuar një shkrim tjetër ku shprehet se ka luftuar për të mbajtur lidhjen e tyre por nuk ka funksionuar dhe për këtë arsye ka kërkuar të ndahet.

Dyshja gjithashtu kanë fshirë çdo foto që kishin postuar bashkë në rrjete sociale, ndërsa ajo që na mbetet tashmë është të mësojmë versionin e Lumbardhit për këtë situatë.

Shkak tradhtia, Kader ndahet nga Lumbardhi: Luftova shumë, por u

kader dhe lumbardhi ndarja tradhtia

Lini një Përgjigje