
Moderatorja Dojna Mema, si rrallë herë ka rrëfyer si e përjetoi humbjen e babait të saj. Në një intervistë për ‘Sol’ e pyetur nëse ka pasur zhgënjime apo rrëzime gjatë rrugëtimit të saj, Dojna tha se që pas humbjes së babait,ajo arrin ta gjej forcën të ngrihet pas çdo rrëzimi, si në jetë ashtu edhe në profesion.
“Më vjen një forcë e brendshme shumë e madhe që di të ringrihem, është shumëfishuar në momentin që babi im u largua nga kjo botë. Më duket se që kur babi im iku nga botë dhe shkoi në tjetrën, unë kam një person brenda meje që gjatë gjithë kohës më bën mua të ngrihem sa herë që rrëzohem. Kjo është e vetmja gjë e bukur në gjithë këtë trishtim të madh.”
Ndër të tjera Dojna theksoi: “E dija që babai im nuk do donte të më shihte të trishtuar pas humbjes së tij, ai do donte të shihte të bëja atë gjë që unë doja më shumë. Është akoma shumë e vështirë humbja e tij edhe pse kanë kaluar disa vite tashmë, çdo ditë është e vështirë, thjesht jemi në që mësohemi me faktin që s’e kemi më atë njeri”-përfundoi moderatorja.
Kujtojmë që baba i Dojnës humbi jetën 5 vite më parë nga një sëmundje e rëndë.
Lini një Përgjigje