
Rikthimi i Taynës në skenë mund të ketë rezultuar më i suksesshëm sesa ajo vetë mund ta kishte imagjinuar.
Kësisoj, kënga e saj “Si Ai”, përveçse nga shqiptarët, u pëlqye shumë edhe nga publiku ndërkombëtar.
Së fundmi “Si ai” u ngjit në vendin e parë në listën e këngëve më të kërkuara në platformën Shazam në Ukrainë.
Nga ana tjetër, kënga e fundit “Hotel California” me reperin Light është ngjitur po ashtu në pozitën e parë në Greqi në platformën e transmetimit, Spotify.
Shumë shpejt, Tayna dhe Light pritet të sjellin video klipin e këngës “Hotel California”.

Lini një Përgjigje