TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Nëntor 2024, 15:17

Sharon Stone njësoj si Pamela Anderson, shfaqet pa grim në tapetin e kuq

Shkruar nga Pamfleti

Sharon Stone njësoj si Pamela Anderson, shfaqet pa grim në tapetin e

Sharon Stone surprizoi me paraqitjen e saj në Governors Awards, duke u shfaqur pa grim.

Aktorja 66-vjeçare kishte veshur një fustan të bardhë të gjatë në teksturë saten, të cilin e kombinoi me një karficë metalike dhe një palë vathë diamanti.

Megjithatë, vëmendjen e mori grimi.

Në një intervistë të mëparshme me InStyle, Stone foli për keqkuptimet e famës dhe realitetet e vështira që mund të vijnë me statusin e të qenurit personazh publik.

“Ka shumë kosto të jesh i famshëm,” tha Stone në kopertinën e saj. “Ju dilni për darkë dhe janë 15 persona në tavolinë dhe e dini kush e merr faturën? Personazhet e njohur marrin faturën prej 3000 dollarësh çdo herë”.

Ky vendim i Sharon Stone vjen pas paraqitjes pa grim të Pamela Anderson në Javën e Modës në Paris.

Sharon Stone njësoj si Pamela Anderson, shfaqet pa grim në tapetin e

sharon stone pa grim

Lini një Përgjigje