TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Nëntor 2024, 14:07

Çfarë ndodhi me Gent Zenelajn? Aktori shfaqet me këmbë të fashuar në dyert e spitalit

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë ndodhi me Gent Zenelajn? Aktori shfaqet me këmbë

Gentian Zenelaj, aktori i humorit dhe prezantuesi i njohur shqiptar, është parë në spitalin e Traumës me këmbën e fashuar.

Zenelaj është futur në spital i shoqëruar nga një grua. Momentalisht nuk ka informacion të saktë mbi arsyen e vizitës së tij në spital apo natyrën e dëmtimit që ka pësuar.

Gentian Zenelaj është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, i njohur për rolet e tij në humor dhe angazhimet televizive. Lajmi ka ngjallur interes dhe shqetësim te publiku, ndërsa fansat e tij presin më shumë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Për momentin, mbetet në pritje të një reagimi zyrtar nga vetë aktori ose nga familjarët e tij.

gent zenelaj spital

Lini një Përgjigje