TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Nëntor 2024, 13:53

Podcasti i Arbanës me klikime të blera, pastaj ‘lutet’ për subscribers (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Podcasti i Arbanës me klikime të blera, pastaj ‘lutet’

Podcasti “Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj Eduart Grishaj ishte një sukes me klikimet. Në kohë reale ajo u ndoq nga 64K ndjekës dhe në harkun kohor të 24 orëve, emisioni i Arbana Osmanit në Youtube mori mbi 1 milion klikime, duke çuditur të ‘madh e të vogël’.

Përveçse kaloi edhe podcastin e kryeministrit, kur ishte e ftuar vetë bashkë me bashkëshortin, ngriti shumë dyshime se klikimet ishin të blear në Indi dhe vende akoma më të largëta.

Kjo është edhe arsyeja se pse Arbana dhe Edi kanë shtyrë monetizimin e videos në Youtube pasi, së pari do të dilnin në pah klikimet e blera dhe së dyti, klikimet e blera nga India nuk sjellin të ardhura.

Që klikimet mund të blihen, kjo nuk është më një risi, duke patur parasysh që këngë paçavure marrin klikime të shumta në një kohë rekord, a thua se jemi 10 milionë shqiptare dhe jo vetëm 3 milionë, bashkë me të shpërndarët nëpër botë.

Gjithsesi, për të treguar, sidomos Top-it që janë të suksesshëm, çifti Arbana-Eduart, i blenë klikimet dhe e ‘tepruan’ pak, aq sa ranë në sy. Ajo që i demaskoi edhe më tepër, ishte video në story-n e moderatores, ku bashkë me bashkëshortin, luteshin për subscribers. Epo, me gjithë ato klikime ca subscribers do i kishte, apo jo? Apoooo, do ia nis blerjes edhe aty? /Pamfleti

 



arbana osmani klikime

Lini një Përgjigje