TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Nëntor 2024, 11:23

Sali Berisha lirohet nga arresti i shtëpisë, Armina Mevlani: Liria duhet kërkuar

Shkruar nga Pamfleti

Sali Berisha lirohet nga arresti i shtëpisë, Armina Mevlani: Liria

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme doli për herë të parë pas 11 muajsh nga banesa e tij. GJKKO vendosi paraditen e së mërkurës rrëzimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për liderin e demokratëve. Ky vendim i togave të zeza solli gëzim dhe shpresë për demokratët të cilët nuk kursyen lavdet për Berishën.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe nusja e familjes Berisha, Armina Mevlani. Në llogarinë e saj në “Instagram”, Armina ka vendosur që të reagojë përmes një thënie të Martin Luther King.

“Liria nuk jepet kurrë vullnetarisht nga shtypësi, ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit”, shkruhet në storyn e Arminës.

 

armina mevlani sali berisha liri

Lini një Përgjigje