TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Nëntor 2024, 20:33

Sherri në Pejë, zbulohet sa mijëra euro duhet të paguajnë Stresi, Noizy dhe DJ Crax

Shkruar nga Pamfleti

Sherri në Pejë, zbulohet sa mijëra euro duhet të

Reperët e njohur Stresi Noizy dhe Dj Crax u përfshinë në një sherr të bujshëm në një diskotekë në Pejë. Ata u dënuan, u burgosën (përveç Stresit i cili u arratis), por më pas u lanë të lirë.

Sipas “Prive”, tre protagonistët e ngjarjes janë paraqitur ditën e sotme tek organet e rendit dhe ligjit në Pejë, ndërsa u njohën me dënimet në vlera monetare.

Stresi është dënuar me 10.000 euro, Noizy me 15.000 euro ndërsa DJ Crax me 5.000 euro.

Kujtojmë se më 8 gusht të këtij viti drejtësia mori vendimin, ku Noizyt dhe DJ Crax-it u ishte caktuar masa “arrest me burg” lidhur me sherrin që bëri bujë të madhe asokohe, ndaj Medi Isenit.

Më pas, më 16 gusht, Gjykata e Durrësit vendosi të lirojë nga paraburgimi Noizy-n, pasi i ofroi një garanci financiare prej 50 mijë eurosh, e cila e lejonte të qëndronte i lirë deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Lini një Përgjigje