
Laert Vasili, ka folur në podcastin e Ilnisës dhe ka treguar shumë sekrete të tij. Ai ka treguar edhe një histori kur e kanë rrahur për vdekje në Greqi.
Laert: Ata ishin ca rrugeçër nga këta të fortit që bëjnë ‘face control’ nëpër clube dhe u futën deputet dhe sigurisht nuk mund ta duroj këtë gjë dhe isha kundër atyre gjithë kohës dhe më sulmuan në teatër, unë bëra një kallzim penal ata desh më nxorrën syrin se më kishin zënë pritë para pallatit
Ilnisa: Të rrahën?
Laert: Desh më lanë të vdekur, nuk pati asnjë interesim nga shteti shqiptar
I pyetur nëse ka provuar lëndë narkotike, Vasili u përgjigj troç ‘po’. Ndërsa kur Ilnisa i tha se ‘çfarë?’, ai tha shkurt: ‘Të gjitha’.
Por aktori i njohur shtoi më pas “është zgjidhja ime të mos i përdorja më pastaj”.
Ilnisa: Çfarë mendon për fenomenin e drogës në shoqërinë tonë? Ka një shpërfillje apo shtimi i përdoruesve e ka kthyer në pasionant këtë raport?
Laerti: Shoqëria shqiptare e droguar ka qenë gjithë jetën
Ilnisa: Ok, më pëlqeu kjo
Laerti: Duke filluar nga rakia. Ke dhimbje koke, fërko ballin me raki. Je ftohur, raki. Gjyshet tona dilnin e mblidhnin lulëkuqe dhe kur foshnjat qanin shumë, u bënin çaj me opium, nuk ia thonin njeriu. Rritej fëmija, ishte i droguar. Ke një brez shqiptarësh që i kanë sytë e perënduar
Ilnisa: Ke përdorur lëndë narkotike?
Laerti: Pa fund.
Ilnisa: Çfarë?
Laerti: Të gjitha, është zgjidhja ime të mos i përdorja më pastaj
Lini një Përgjigje