TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Nëntor 2024, 13:21

Driloni nxjerr ‘blof’ produksionin e BBVK: Ata na duan bashkë

Shkruar nga Pamfleti

Driloni nxjerr ‘blof’ produksionin e BBVK: Ata na duan bashkë

Biseda mes Drilonit dhe Sarës ka tërhequr vëmendjen e publikut, sidomos pas komenteve që banori bëri rreth presionit të brendshëm për të krijuar një romancë mes tyre.

Gjatë një momenti të tensionuar, Sara shprehu zhgënjimin e saj për mungesën e një reagimi nga ana e Drilonit pas deklaratave të tij që u perceptuan si fyese. Ajo tha se priste një qëndrim më mbrojtës nga ai, duke theksuar se ishte e indinjuar nga situata.

Në përgjigje, Driloni u mundua të sqaronte që komentet e tij nuk kishin qenë të drejtuara ndaj saj apo ndonjë banoreje tjetër, por gjatë bisedës la të kuptohej se produksioni mund të jetë duke i shtyrë ata drejt një afërsie më të madhe.

“Ata po dojnë, ti e din [me na pa bashkë] e për mu ka arsye se e di edhe shumë sende që na i kanë bo, na nuk jemi bashku, e na thirrën atje [te dhoma e rrëfimit] na nuk jemi bashku, masi kemi fol këtu, e treguan këtë ndodhi [i referohet bisedës me Edin] se e dimë që dikur ia nisim me fol për këtë temë”, i tha ai Sarës.

driloni dhe sara blof produksioni

Lini një Përgjigje