Një bisedë mes disa banorëve të “Big Brother VIP Albania” ka nxitur diskutime në rrjet lidhur me fatin e disa dhuratave të dërguara brenda shtëpisë nga marka “Lulu”.
Gjatë një komunikimi mes Mateos, Brikenës dhe Gretës, u përmend mundësia e kthimit të veshjeve. Në video dëgjohet edhe një koment me ironi për situatën, që lidhej me faktin se po bëhej reklamë pa pagesë. Pamjet u shpërndanë gjerësisht dhe krijuan dyshime se brandi kishte kërkuar rikthimin e produkteve.
Pas reagimeve online, marka e moderatores Luana Vjollca publikoi një sqarim në Instagram. Në postim thuhet se bluzat e përmendura në video ndodhen ende brenda shtëpisë së BBVA dhe nuk janë tërhequr.

Sipas këtij reagimi, veshjet mbeten në përdorim nga banorët, ndërsa diskutimi i transmetuar duket se lidhet me procedura të brendshme të organizimit të garderobës në format.
Lini një Përgjigje