TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Shkurt 2026, 14:52

U eliminua nga Big Brother, Ina: Keijsin e takova të parin

Shkruar nga Pamfleti
U eliminua nga Big Brother, Ina: Keijsin e takova të parin
U eliminua nga Big Brother, Ina: Keijsin e takova të parin

Ina Aderi ishte e ftuar në emisionin Shqipëria Live, pas daljes nga shtëpia e Big Brother, teksa tregoi se personi i parë që takoi ishte Kejsi, ndërsa më pas pati mundësinë të njihte edhe familjen e tij.

Ajo u ndal veçanërisht te momenti romantik që ndau me të, duke theksuar se nuk ka asnjë pendesë për puthjen.

“Të parin takova Keijsin, pastaj familjen. Ne nuk patëm një histori jashtë, historia jonë ka nisur në BBV. Përveç miqësisë ne po kuptonim që diçka po ndodhte mes nesh. ‘The eyes never lie’, (Sytë nuk gënjejnë kurrë) është një shprehje,” u shpreh ajo.

Ina foli edhe për bisedën me Stelinën, duke theksuar se ka qenë një komunikim i sinqertë, nga femra te femra, pa mungesë respekti.

“U shpreha për ndjesitë e mira, mora disa përgjigje që nuk i prisja. Gjërat morën kohën e tyre dhe mendoj se janë aty ku duhet,” tha ajo.

Duke reflektuar mbi emocionet brenda shtëpisë, Ina pranoi se presioni i izolimit ndikon shumë në gjendjen emocionale.

“Aty brenda dyshon edhe te vetja. Pata një moment dobësie për të cilin u pendova shumë shpejt, u ndjeva keq që i lëshova dorën Keijsit. Por për puthjen nuk jam penduar absolutisht. Ishte shumë spontane. Nuk u pendova asnjë sekondë. Ndjenjat kur janë të pastra janë të bukura.”

Ajo shtoi se sinqeriteti dhe komunikimi i hapur mes tyre kanë qenë baza e afrimitetit.

“Kur dikë e ke mik, i hap zemrën pa paragjykime. Ne kemi folur shumë sinqerisht dhe kjo më bëri të krijoja besim tek ai. Është një mashkull që më jep shumë siguri, më mbështet, është përkujdesës,” u shpreh Ina.

Ndërkohë, fansat e spektaklit janë kuriozë të shohin se si do të zhvillohet raporti i tyre jashtë shtëpisë, ndërsa Ina Aderi duket e vendosur ta jetojë këtë eksperiencë pa keqardhje dhe me ndjenja të pastra.

 

ina aderi keijsi takim

Lini një Përgjigje