TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Shkurt 2026, 13:45

Nuk është kurrë vonë për një dashuri të re; biznesmeni shfaq interes për Nicole Kidman

Shkruar nga Pamfleti

Nuk është kurrë vonë për një dashuri të re;

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Nicole Kidman, është rikthyer në qendër të mediave rozë, këtë herë për jetën e saj personale. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, biznesmeni amerikan Paul Salem ka shprehur interes për të dalë në takim me aktoren, pas ndarjes së saj nga këngëtari country Keith Urban.

Burime për TMZ bëjnë të ditur se Salem ua ka bërë të qartë miqve të tij të afërt se është i interesuar për një njohje më të afërt me Kidman. Dyshja njihen përmes rrethit të përbashkët shoqëror dhe janë parë dy herë në publik, megjithatë sipas burimeve, nuk kanë kaluar kohë së bashku në mënyrë private dhe aktualisht nuk janë në një lidhje.

Thuhet se aktorja mbetet beqare dhe nuk po frekuenton askënd në këtë periudhë.

Kush është Paul Salem?
Paul Salem është një emër i njohur në botën e biznesit amerikan. Ai është kryetar i bordit të MGM Resorts International, kompani ku u bashkua në vitin 2018 dhe mori drejtimin në vitin 2020. Për afro tre dekada ai ka mbajtur pozicione drejtuese në Providence Equity, një firmë e madhe investimesh me vlerë rreth 50 miliardë dollarë. Salem është gjithashtu bashkëpronar i ekipit të bejsbollit Worcester Red Sox.

Ndërkohë, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Daily Mail, Nicole Kidman dhe Keith Urban finalizuan divorcin muajin e kaluar. Marrëveshja e arritur mes tyre parashikon që të dy palët të heqin dorë nga çdo kërkesë për mbështetje financiare për fëmijët dhe të mbulojnë individualisht shpenzimet personale.

Pasuritë janë ndarë në mënyrë që secili të mbajë atë që zotëron aktualisht, ndërsa ish-çifti ka hequr dorë përfundimisht nga çdo kërkesë për pension ushqimor ndaj njëri-tjetrit. Kostot ligjore do të ndahen në mënyrë të barabartë, duke e mbyllur procesin pa një betejë të zgjatur gjyqësore.

nicole kidman paul salem

Lini një Përgjigje