Banorja e BBV, Brikena deklaroi mbrëmjen e djeshme se Juela dhe Miri mund të jenë njohur para hyrjes në Big Brother dhe se mes tyre mund të ketë pasur një marrëveshje loje.
Ajo hodhi dyshime për një aleancë të mundshme të krijuar jashtë shtëpisë, duke sugjeruar se raporti i tyre nuk ka nisur brenda formatit.
Juela e kundërshtoi këtë pretendim dhe mohoi çdo njohje të mëparshme me Mirin. Edhe Miri deklaroi se nuk e njeh personalisht Juelën. Ai sqaroi se para se të hynte në spektakël kishte marrë një telefonatë nga miqtë e tij, të cilët i kishin folur për të.
Pjesë nga diskutimi mes tyre:
Juela: Kur kam hyrë, kam pasur vështirësi sepse nuk isha e njohur. Kam bërë sakrifica me shumë vullnet dhe punë për muzikën. Nuk është e lehtë, kur shoh këtë video, nuk më përfaqëson siç duhet. Unë nuk jam agresive, por në momentin kur Rogerti ka ardhur këtu, nuk ka ardhur me qasje ofenduese. Ortakëria jonë ka lindur në mënyrë të rrjedhshme. Të gjitha këto vajza, Selin dhe Greta, ofendojnë shumë, kanë fjalor agresiv kundër meje. Në momentin që kanë nisur të më sulmojnë, do të mbroj veten time. Me Brikenën më kanë lidhur vlerat njerëzore.
Brikena: Donte të dilte në prime dhe mundohej të kapej me mua. Juela më ka thënë: “E kam ngrënë një darkë me Mirin”. E pashë që u bënë bashkë dhe më sulmuan, atëherë mendova se kanë bërë aleancë nga jashtë.
Juela: Brikena më ka thënë mua: “Kurrë mos e sulmo Mirin”.
Miri: Juelën nuk e kam takuar, por kam pasur një telefonatë nga miqtë e mi. Kanë thënë: “Kur të hysh në Big Brother, është një vajzë që do të prezantohet me këngën tënde”. Asnjëherë nuk e kam besuar, por si shaka. Kur e pashë, e kuptova që nuk ishte shaka. Nuk e njihja personalisht, vetëm përmes një telefonate.
Lini një Përgjigje