TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Shkurt 2026, 12:54

“Askush nuk i ka të gjitha përgjigjet”, mesazhi i rëndësishëm i Princ Uilliamit

Shkruar nga Pamfleti

“Askush nuk i ka të gjitha përgjigjet”, mesazhi i

Princi Uilliams ka ndarë publikisht mënyrën se si përballet me sfidat e shëndetit mendor, duke inkurajuar njerëzit që të mësojnë ta pranojnë dhe ta kuptojnë veten. Gjatë një paraqitjeje të papritur në emisionin e mëngjesit në BBC Radio 1, më 18 shkurt, 43-vjeçari mori pjesë në një panel diskutimi mbi vetëvrasjen tek meshkujt.

Në bisedë me moderatorin Greg James dhe reperin britanik Professor Green, ai theksoi nevojën për më shumë modele mashkullore që flasin hapur për shëndetin mendor. Sipas tij, normalizimi i diskutimeve për emocionet është thelbësor për të ndihmuar ata që po kalojnë momente të vështira.

“Duhet të marrësh kohë për të kuptuar emocionet e tua dhe arsyen pse ndihesh në një mënyrë të caktuar,” u shpreh ai, duke shtuar se edhe krizat më të forta mendore janë të përkohshme dhe me mbështetjen e duhur mund të kapërcehen.

William tregoi se përdor një “kuti mjetesh” personale për të përballuar vështirësitë psikologjike. Ai theksoi se askush nuk i ka të gjitha përgjigjet dhe se gjatë jetës duhet të kërkojmë vazhdimisht mjete të reja – qoftë përmes bisedave me miq të besuar, ndihmës profesionale apo reflektimit personal.

Angazhimi i tij kundër vetëvrasjes lidhet edhe me përvojën si pilot i ambulancës ajrore, ku është përballur me pasoja tragjike për familjet e prekura. Ai mbetet një mbështetës aktiv i organizatave që ofrojnë ndihmë për personat në krizë dhe vazhdon të përdorë zërin e tij për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e komunikimit dhe mbështetjes në momentet më të vështira.

princ uilliam mesazhi shëndeti mendor

Lini një Përgjigje