Debatet mes Selin dhe Rogertit kanë vijuar edhe pas Prime-it të djeshëm, duke kaluar në tone të ashpra dhe me akuza personale ndaj njëri-tjetrit. Atmosfera në shtëpi është tensionuar ndjeshëm, ndërsa përplasja mes tyre ka tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë.
Shkëndija e debatit duket se ka ardhur pas disa deklaratave të bëra gjatë spektaklit, por situata degradoi kur Rogerti iu drejtua Selin me pyetje personale: “Në çfarë shteti e ke babën?”, duke shtuar më pas: “Nuk kanë faj prindërit që të kanë nxjerrë në rrugë…”. Këto komente u konsideruan të rënda dhe ofenduese.
Selin reagoi menjëherë, duke u shprehur: “Jashtë shtetit e kam, në Shqipëri jo. Do më tregosh sa burrë je?”, duke lënë të kuptohet se nuk do të tërhiqej nga përplasja. Debati vazhdoi me tone sfiduese, ku Rogerti ironizoi: “Ku e do kafen me e pi? Te cili hotel?”, ndërsa Selin ia ktheu: “Ku të duash ti. Te hoteli do ma tregosh se sa burrë je?”
Përplasja mes tyre krijoi një situatë të sikletshme në ambientet e shtëpisë, ndërsa disa nga banorët u përpoqën të ndërhynin për të qetësuar situatën. Megjithatë, tensioni mbeti i pranishëm edhe pas debatit, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes Selin dhe Rogertit është në një pikë kritike.
Mbetet për t’u parë nëse në Prime-in e ardhshëm kjo situatë do të diskutohet nga moderatorët dhe si do të reflektojnë dy banorët pas përplasjes së fortë.
Lini një Përgjigje