TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Shkurt 2026, 15:27

Abuzime, diskriminim dhe ngacmime; Netflix nxjerr ‘anën e errët’ të emisionit “America’s Next Top Model”

Shkruar nga Pamfleti
Abuzime, diskriminim dhe ngacmime; Netflix nxjerr ‘anën e
Abuzime, diskriminim dhe ngacmime; Netflix nxjerr ‘anën e errët’ të emisionit “America’s Next Top Model”

Një dokumentar i ri i Netflix ka rikthyer në qendër të vëmendjes një prej reality show-ve më të famshme të viteve 2000, duke hedhur dritë mbi anët më të errëta të “America’s Next Top Model”.

Produksioni interviston ish-konkurrente dhe anëtarë të stafit, të cilët rrëfejnë për përvoja emocionalisht të rënda, presion ekstrem dhe forma bullizmi gjatë pjesëmarrjes në spektakël. Sipas dëshmive, skenat dramatike dhe komentet nënçmuese nuk ishin vetëm për efekt televiziv, por lanë pasoja reale psikologjike dhe profesionale.

Në dokumentar përmenden gjithashtu raste të mundshme ngacmimesh, diskriminimi dhe sfidash problematike, të cilat – sipas disa ish-pjesëmarrëseve – u injoruan ose u justifikuan nga produksioni për hir të audiencës dhe dramatikës së ekranit.

Disa prej fitueseve dhe konkurrenteve kanë deklaruar se presioni për të “dhënë dramë” shpesh i vendoste në situata të pambrojtura, duke shkaktuar stres të madh dhe ndjesi poshtërimi. Edhe prezantuesja dhe producentja kryesore e formatit, Tyra Banks, ka kërkuar falje për disa incidente të raportuara ndër vite.

Edhe pse dokumentari nuk ka lidhje direkte me rastin e Jeffrey Epstein, paralelizimi që bëhet në opinionin publik lidhet me mënyrën si industria e famës dhe pushtetit ka dështuar shpesh të mbrojë të rinjtë nga abuzimi dhe presioni ekstrem.

Produksioni i Netflix synon të tregojë realitetin pas kamerave, duke hapur një debat të ri mbi etikën e reality show-ve dhe ndikimin e tyre afatgjatë tek pjesëmarrësit.

america's next top model netflix

Lini një Përgjigje