Rezarta Shkurta, e cila ka kohë që nuk këndon por merret me biznesin e fotografive artistike, ka festuar sot 38-vjetorin e lindjes. Në mes shumë urimeve, ku sigurisht nuk mund të mungonte ai i Ermalit dhe Herës, frytit të tyre të dashurisë, na çuditi jo pak urimi i Aulona Mustës.
Ndër të tjera, blogerja shkruante: “Gëzuar ditëlindjen Cavushja ime, ortakja më e mirë që burri im mund të dëshironte, frymëzimi im në biznes, artistja me idetë e çmendura, shoqja që është gjithmonë aty kur ke nevojë, tmerri i pushimeve të mia. Të dua shumë dhe uroj të të shoh gjithmonë të qeshur si në këtë foto”.
Mesa dimë, Tomi, bashkëshorti i Aulonës nuk ka ndonjë biznes në të cilin të jetë ortak me Rezartën. Mos vallë e ka patur fjalën për ndonjë ortake në lojë për shembull, (lojë të parrezikshme, se mos ju shkon mendja për keq)?!
Gjithsesi, marrëdhënia mes dy grave është e shkëlqyer. Ato kanë kaluar edhe më herët pushimet bashkë, në jahtin e Rezartës dhe Ermalit. /Pamfleti

Lini një Përgjigje