TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Mars 2023, 11:23

Reperi humb jetën në mënyrë të papritur, 28-vjeçari rrëzohet në skenë gjatë performancës

Shkruar nga Pamfleti

Reperi humb jetën në mënyrë të papritur,

Reperi amerikano-jugor, Costa Titch, është rrëzuar në skenë teksa këndonte dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Lajmin e trishtë e njoftoi familja e 28-vjeçarit në Instagram.

“Vdekja ka trokitur tragjikisht në derën tonë. Ajo na vodhi djalin, vëllain dhe nipin tonë të dashur”, thuhej në postim. Ndërkohë, nuk është zbuluar ende shkaku i vdekjes.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur reperi bie në skenë dhe dikush e ngre atë. Ai qëndron në këmbë për disa sekonda dhe më pas rrëzohet.

Karriera e Costa Titch pati një rritje të shpejtë. Kënga ‘Big Flexa’ e bëri atë një yll në të gjithë Afrikën pas suksesit në TikTok.

Kjo është tragjedia e fundit që ka goditur së fundmi industrinë muzikore të Afrikës së Jugut. Në shkurt, reperi i njohur Kiernan Forbes, i njohur gjithashtu si AKA, u qëllua për vdekje në një restorant Durban. Muzikanti Rikhado Makhado, i njohur si Riky Rick, u gjet po ashtu i vdekur në muajin shkurt të 2022-it.

costa titch

Lini një Përgjigje