TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Dhjetor 2023, 17:24

Reperët e huaj në ‘luftë’ për tu dukur “shqiptar”? Pas Drake edhe Kanye West vesh shqiponjën dykrenare!

Shkruar nga Pamfleti

Reperët e huaj në ‘luftë’ për tu dukur

Veshja e një xhakete të kuqe me simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën dy krenare, në pjesën e shpinës, e këngëtarit me famë botërore Drake, bëri bujë kudo ku kishte shqiptarë.

Pas Drake, edhe një këngëtar tjetër amerikan me famë ndërkombëtare është parë duke veshur një bluze e cila ka si logo një shqiponjë me dy koka. Bëhet fjalë për reperin Kanye West. Mediat amerikane thonë se ky veprim është një diss për Drake.

Reperët e huaj në ‘luftë’ për tu dukur

Sipër logos është shkruar fjala “Vultures”, e cila përkthehet shkaba dhe ky është titulli i këngës më të fundit të Kanye West.

Por gjithashtu, sipas mediave, emblema mund të interpretohet edhe si një ndryshim i stemës gjermane, e cila është përdorur nga Gjermania naziste deri në vitin 1935.

Reperët e huaj në ‘luftë’ për tu dukur

Kujtojmë se Drake u shfaq i veshur me xhaketën e personalizuar me simbolin shqiptar në këngën e tij më të fundit, “Polar Opposites”, e cila është një ndër këngët e albumit “For All the Dogs”. Edhe më të veçantë këtë rast e bën fakti së ndër rreshta në këngën “Polar Opposites”, Drake përmend Prishtinën. Thuhet se ai ia dedikoi këngën një vajze shqiptare me ermin Mariana, duke i shprehur se i ka thyer besimin.

drake kanye

Lini një Përgjigje