
“A do merrje pjesë në Big Brother?” Kjo është pyetja që i bëhet të gjithë personazheve të ftuar në një emision televiziv.
Sigurisht kësaj pyetje nuk i ka shpëtuar as këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e cila ishte pjesë e emisionit “Më lër të flas” mbrëmjen e djeshme.
Në lidhje me këtë, artistja në fillim hezitoi të përgjigjej teksa u shpreh se: “O jo. Kam frikë. Nuk jam. Jo, jo, jo”.
Kujtojmë që po gjatë kësaj intervistë Ronela foli edhe për eksperiencën në “Eurovision 2022”, e cila ndau disa detaje rreth asaj kohe duke treguar se nuk kishte marrë përkrahje nga askush.
Lini një Përgjigje