Ka marrëdhënie ku partnerët grinden shpesh, por konflikti i tyre ka kuptim dhe i ndihmon të rriten së bashku. Nga ana tjetër, disa çifte nuk debatojnë kurrë, duke shmangur ngritjen e zërit, zemërimin apo kritikën ndaj tjetrit, dhe duket se janë “gjithmonë në një mendje”.
Sipas shumë studimeve, çiftet që nuk shfaqin asnjëherë pakënaqësi ose zhgënjim janë më të rrezikuar për ndarje se sa ata që e shfryjnë zemërimin herë pas here.
Pse ndodh kjo?
Disa partnerë janë të paaftë për të toleruar konflikte dhe zgjedhin një paqe të dukshme, edhe pse brenda janë të pakënaqur.
Frika për të mos u pranuar ose për të zhgënjyer partnerin i bën të heshtin dhe të mos shprehin mendimet e tyre.
Shumë herë, ata nuk debatojnë sepse kanë frikë se mund të lëndojnë ose ofendojnë partnerin.
Kur mos-debatimi bëhet problem
Kur pakënaqësia dhe zemërimi mbeten të shtypura për një kohë të gjatë, ajo vepron si një bombë me sahat, që mund të shpërthejë më vonë dhe të shkatërrojë marrëdhënien.
Si e shpëton marrëdhënien konflikti i shëndetshëm?
Sherri i moderuar është një stimul për njohje dhe rritje brenda marrëdhënies.
Përmes diskutimit mund të komunikohen pakënaqësitë dhe nevojat e të dy partnerëve.
Debati i shëndetshëm ndihmon në gjetjen e kompromisit, ndërmjetësimin dhe plotësimin e nevojave të çiftit.
Pra, herë pas here të debatosh është më e mirë se të heshtësh gjithmonë. Çiftet që dinë të shfrytëzojnë konfliktet konstruktivisht kanë më shumë shanse të qëndrojnë së bashku dhe të rriten emocionalisht bashkë.
Lini një Përgjigje