
Në emisionin veror ‘Pushime on Top’, Ditea Berisha, motra e blogeres Sarah Berisha (e cila u bë e njohur falë pjesëmarrjes në BBV1 ) pranoi se ishte e lidhur me Ron Kokën, madje shpesh herë e përmendi emrin e tij, duke theksuar se ishte e lumtur me Ronin.
Duket se pak më vonë Ditea është penduar dhe pasi ka parë veten në televizor vendosi të bëjë një postim të gjerë e gjatë, ku shkruan: ‘Faleminderit që na lidhët dhe na ndatë, na bëtë temë diskutimi për të mbushur të hënën 40 gradë në Shqipëri! Nëse një person është i lumtur, s’do të thotë me doemos të jetë lidhur! Do jemi të ftuar tek dasmat e njëri-tjetrit me Ronin si miq të vjetër familjeje që jemi! Kaloni një verë të bukur të gjithë, ashtu siç po e bëj edhe unë. Lajmi nuk është i vërtetë! Fjala e keqpërdorur dhe e deformuar.”, përfundon postimi.
Meqë e ka ‘sefte’ famën duhet t’i kujtojmë Diteas që as publiku e as mediat rozë nuk e ‘kishin haberin’ kush ishte. Ajo u prezantua si motra e Sarah Berishës dhe vetë deklaroi se kishte marrëdhënie me Ron Kokën prandaj duhet të ‘ftillohet’ e të kuptojë se nuk e lidhi e nuk e ndau njeri, por vetë u lidh e vetë u nda (kuptueshëm për pak famë, që me siguri nuk do i zgjasë shumë me strategjinë e gabuar që ka zgjedhur.)/ Pamfleti

Lini një Përgjigje