
Këngëtarja Enca Haxhia javëve të fundit ka qenë shumë e përfolur në mediat rozë lidhur me jetën e saj private.
Kjo, pasi ajo konfirmoi lidhjen e saj më të re me masazhierin afrikan, Mickey Neblett. Sigurisht që përveç urimeve që kanë marrë si çift, për dyshen nuk kanë munguar edhe kritikat e shumta nga komentuesit për faktin se ai është me ngjyrë.
Enca u është përgjigjur kritikuesve të lidhjes së saj të re, me një postim të shkurtër të publikuar në InstaStory.
“Më mirë me një dhunues, sesa me një të huaj apo? Në djall mentaliteti juaj”, ka shkruar këngëtarja, duke u shprehur kështu e revoltuar nga komentet negative që ka marrë.

Lini një Përgjigje