
Alfred Cako foli në PPP edhe për luftën e madhe që bëhet mes pakicave, që janë elitat dhe shumicës që janë popujt. Sipas tij, politikanët e sotëm, duke u hapur rrugë globalistëve nuk kuptojnë dëmin që i sjellin jo vetëm popullit, por edhe fëmijëve dhe familjeve të tyre.
“Është një luftë e madhe midis pakicës dhe shumicës. Pakica janë të pasurit, kanë vendosur të eliminojnë një pjesë gati absolute të shtresave të varfra dhe të mesme, por edhe shumë të pasur do eliminohen. Ose pasojat do bien mbi fëmijët e tyre, mbi këta që ne i quajmë oligarkë dhe këta nuk e kuptojnë se janë rehat tani. Vazhdojnë u lëshojnë atyre territor derisa një ditë do ta hanë ata, fëmijët e tyre, nipërit e tyre. Do mikroçipohen. Ata s'kuptojnë gjë dhe kur u them ndonjë gjë nga këto, qeshin. Nuk kuptojnë asgjë se çfarë po ndodh.
Edhe këta politikanët, nuk kuptojnë asgjë. Jetojnë momentin, kanë privilegjet, mundësitë për të bërë pasuri të shpejtë dhe të lehtë. Çdo gjë që u kërkojnë thonë "ok, vetëm na lini të vazhdojmë dhe nesër dhe pasnesër'' dhe nuk e kuptojnë se duke kufizuar liritë e njerëzve, kufizojnë liritë e grave të tyre, fëmijëve të tyre, që mund të jenë të rinj ose do dalin nesër në punë. Kështu i fusin edhe ata nën darë, se nuk do jetë tërë jetën ky ministër i brendshëm, as Rama kryeministër. Një ditë do bëhen edhe këta popull, siç kanë qenë të tjerët dikur..., kështu që duke i hapur shtigje globalistëve, duke i krijuar rrethana që ata të na skllavërojnë, këta skllavërojnë edhe fëmijët e tyre. Janë njerëz frikacakë dhe jo larg pamës. Nuk i kuptojnë rreziqet që po ndodhin”, tha Cako.
Lini një Përgjigje