TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Prill 2024, 11:32

U largua me sherr nga Big Brother, Jetmiri publikon videon: Produksioni më çensuroi

Shkruar nga Pamfleti

U largua me sherr nga Big Brother, Jetmiri publikon videon: Produksioni më

Jetmiri ishte banori që nuk u pajtua me rregullat e produksionit të Big Brother dhe vendosi të largohej nga shtëpia e famshme mbrëmë, gjatë Prime-t. Sot, para pak minutash ai ka nxjerrë një video në Instagramin e tij, ku thotë se  është çensuruar nga produksioni dhe se ky i fundit nuk e ka lënë të bëjë lojën që donte vetë:

“Të dashur miq! Siç e patë edhe ju vetë, mua m’u mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës, qoftë edhe të këtij formati: me rregull ose me rregullore po deshët, nuk mund t’i mohoet e drejta një qytetari të vendosë ta bëjë lojën si ta dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një çensurë ndaj meje dhe në kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme, vendosa të largohesha nga loja. Nëse ju ju duket se gjykimi i Big Brother është i drejtë, atëherë, kjo është Shqipëria tjetër.”, përfundon video e Jetmirit.

Banori pati debate edhe në studio, ku Ledjoni e akuzoi për mosmirënjohje ndaj Top-it që, sipas prezantuesit e krijoi si figurë dhe i dha një tjetër mundësi për të qenë në Big Brother, kësaj radhe formati Vip. /Pamfleti

 

jetmiri video censure

Lini një Përgjigje