TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Prill 2024, 10:39

U largua nga shtëpia e Big Brother, banorët për Jetmirin: Bën viktimën për të tërhequr fansa jashtë

Shkruar nga Pamfleti

U largua nga shtëpia e Big Brother, banorët për Jetmirin:

Banorët e Big Brother VIP e kanë quajtur ‘strategji’ lojën e Jetmirit, pak para se banori të lërë përfundimisht shtëpinë.

Prime-in e kaluar Jetmiri hodhi akuza, duke lënë të kuptohet që po bëhen padrejtësi ndaj tij, nga ana e produksionit.

Sipas Julit, Jetmiri nuk ka dashur të ikë kurrë nga ky show, por i ka dhënë ato deklarata për të marrë vëmendje.

Juli: E dija që nuk do ishte, ishte një lojë me mullinjtë e erës. Nëse je në një lojë që ke një konflikt dhe mendon se po të censurojnë, ik. Është duke kërkuar të bëjë disa fansa jashtë, që e mendojnë si viktimë. Bëri cirk për të marrë kohë televizive.

Romeo ndau gjithashtu të njëjtin mendim, dukë thënë: “erdhi në fillim bënte gangon, nuk i dha njeri hapësirë. Filloi t’i hyjë grave, nuk po ia del. Luajti viktimën.”

Heidi: Nuk ka qenë loja e fillimit të Jetmirit, e kapa dhe e prisja që do bënte atë që do bënte. Ndërroi disa herë lojën dhe tani e ka me produksionin. Ka disa ditë që s’e di ku është, se ça bën nëpër cepat e shtëpisë.

Egla: Është i vetëdiskredituar, bëri gabim që vazhdoi eksperiencën këtu sepse nuk ka më çfarë të mbjellë e të korrë. Njeriu s’paska as turp as cipë.

Jetmir: Juli ka pranuar si ka abuzuar me të drejtën publike, ku ka falsifikuar një tender publik.

Ledioni: Parafolësit nuk u morën se me çfarë je marrë ti në Kanada.

Jetmiri: Hajde sjellim standardin, duket sikur po shpik nga hiçi gjithçka

Ledioni: Jetmir, më vjen keq të të them po ke një mungesë koherence…

Pas shumë përplasjesh me banorët, Jetmiri le shtëpinë e Big Brother VIP.

 

jetmiri largim banoret viktime

Lini një Përgjigje