TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Prill 2024, 16:42

Lufta e III-të botërore? Cako: Tani nuk përdorin më armë bërthamore, ka më të rrezikshme

Shkruar nga Pamfleti

Lufta e III-të botërore? Cako: Tani nuk përdorin më

I ftuari i kësaj të diele në PPP ishte konspiracionisti i famshëm Alfred Cako. Nisur nga vatrat e tensionit në mbarë botën, ai u pyet në lidhje me Luftën e III-të botërore. A jemi ne në prag të saj?

Pjesë nga intervista:

Anja: A mendon se jemi në prag të Luftës së III botërore, me këtë botë të trazuar, ku shihen vatra konflikti gjithandej?

Alfred Cako: Aty nëse shpërthen lufta, mund të vriten në një kohë shumë të shkurtër 3 miliardë njerëz

Anja: Me armët bërthamore, ë?

Cako: Tani nuk përdorin më armë bërthamore, përdorin armë më të rrezikshme për depopullimin, që nuk e shkatërrojnë vendin, por thithin oksigjenin

Anja: Cilat janë këto?

Cako: Hidhet një bombë, nuk djeg asgjë. vetëm për 10-15 minuta në një territor psh 40 ose 50 km katrorë, sa e kalkulojnë ata, bomba thith gjithë oksigjenin. Për 10-15 minuta të gjitha gjallesat vdesin pa oksigjen dhe pastaj rikthehet oksigjeni në atmosferë. sepse atmosfera nuk e njeh vakuumin dhe pas 15 minutash, kur mbarojnë efektet e bombës kthehet oksigjeni, ajri, mirëpo të gjitha gjallesat kanë vdekur në atë territor, siç është llogaritur. Njëkohësisht nuk është prishur asgjë: as godinat, asgjë. Pasuritë i shfrytëzojnë më pas ata që do ngelen./( min. 9:13 deri 10:26)

cako

Lini një Përgjigje