TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Gusht 2024, 11:55

Policia kosovare e shpall në kërkim, Noizy lajmëron tjetër koncert në Prishtinë

Shkruar nga Pamfleti

Policia kosovare e shpall në kërkim, Noizy lajmëron tjetër

Noizy u shpall në kërkim policor nga organet e rendit në Kosovë, por ende nuk është kapur. Gjithsesi reperi vazhdoi performancat në kryeqytetin kosovar dhe shpëtoi nga prangat e Policisë. Për sonte është paralajmëruar një koncert i tij në Gjilan dhe akoma nuk dihet nëse Noizy do të arrijë sërish ta sfidojë shtetin e Kosovës.

Policia Rajonale në Gjilan është vënë në dijeni të njoftimit se reperi do të jetë sonte në diskotekën ‘Stop’ për të performuar në Gjilan.

Në një përgjigje për “Sinjalin” Policia në Gjilan kanë bërë me dije se nëse reperi haset nga ana e zyrtarëve policorë, do të arrestohet.

“Ju njoftojmë se personi i apostrofuar nga ana e juaj është në kërkim policor dhe i njëjti në çdo moment që do të takohet nga ana e Zyrtarëve Policor, pa marrë parasysh në cilin lokacion, do të arrestohet dhe dorëzohet në njësitin përkatës që është në kërkim të tij.”

Diskoteka ‘Stop’ pas njoftimit të mbrëmshëm, ka bërë një tjetër postim sot, ku thuhet “Po e hapim javën qashtu qysh e kërkon veni. E hënë – Noizy”.

Kujtojmë se loja e Noizyt dhe ‘kurthi’ në të cilin dyshohet se ranë organet e rendit, ia mundësoi atij që edhe të shtunën të mbante koncertin në diskotekën ‘Venom’ edhe pse ishte lëshuar urdhërarrest ndaj tij.

Organet vendore të rendit të dielën mbrëma bastisën klubin, por shumë vonë, pasi reperi ishte larguar.

noizy koncert kerkim stop

Lini një Përgjigje