TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Shtator 2023, 12:17

Pas Morena Tarakut në Stamboll, grabitet shtëpia në Selanik e Adelina Tahirit, çfarë po ndodh me këngëtaret shqiptare?

Shkruar nga Pamfleti

Pas Morena Tarakut në Stamboll, grabitet shtëpia në Selanik e

Pas Morena Tarakut, së cilës i grabitën apartamentin në Selanik, radhën e ka Adelina Tahiri.

Burime për ‘Prive’ bëjnë të ditur se hajdutët e kanë pasur në fokus këngëtaren, së cilës i kanë marrë sende me vlerë në banesën që ajo ka në Selanik.

Aty Adelina po kalonte pushimet me djalin dhe me motrën, por mesa duket muaji gusht nuk u mbyll mirë për të, për shkak të kësaj ngjarjeje. Ajo nuk e ka bërë publike ngjarjen që i ndodhi dhe se çfarë i morën personat që e grabitën, ndryshe nga Morena që vuri kujën. Por gjithsesi lajmi u mësua nga mediat.

Autorët e kësaj plaçkitje ende nuk janë kapur nga Policia.

Ndërkohë rikujtojmë se prej disa kohësh, Adelina është përfolur për krizë në martesën e saj. Këngëtarja ende nuk ka folur publikisht, ama shihet se çifti nuk publikon më foto dhe video së bashku.

adelina tahiri grabitje shtepi selanik

Lini një Përgjigje