TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Tetor 2023, 14:44

Pas arrestimit, Enca provokon sërish: Qentë lehin, boçja rritet

Shkruar nga Pamfleti

Pas arrestimit, Enca provokon sërish: Qentë lehin, boçja rritet

Këngëtarja e njohur Enca i është kthyer normalitetit në rrjetet sociale dhe vijon të jetë aktive, ku ndan foto nga përditshmëria.

Së fundmi ajo ka postuar disa foto në Instagram të bëra nga Inteligjenca Artificiale.

Mirëpo ndjekësit si duket nuk kanë harruar se pak kohë më parë këngëtarja u arrestua pasi iu gjetën vazo të mbjella me kanabis në ballkonin e banesës.

“Vazoja e boçes mirë, vazhdon të rritet”, i shkruan një ndjekës këngëtares.

Enca i ka kthyer përgjigje komentuesit duke ironizuar dhe shkruan: “Qentë lehin, boçja rritet”.

Më pas, duket se këngëtarja është penduar për komentin dhe e ka fshirë.

 

enca arrestim provokim

Lini një Përgjigje