TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Tetor 2023, 13:11

E pyesin sërish për mungesën e Ledrit në tapetin e kuq, Sara Hoxha: Nuk i jap llogari askujt

Shkruar nga Pamfleti

E pyesin sërish për mungesën e Ledrit në tapetin e kuq, Sara

Mungesa e Ledrit në premierën e “Në kuadër të Dashurisë” është diskutuar pafund ditët e fundit. Nga varianti ‘Kishte shumë punë’, tek ‘Kishte mysafirë’ e deri tek ‘Data koncertesh’, çfarë nuk u tha për mungesën e tij.

Së fundmi e ftuar në “Më lër të flas”, Sara Hoxha është pyetur sërish rreth kësaj çështje, por e ka kaluar shumë ftohtë.

“Nuk dua të flas për këtë temë. Nuk dua t’i jap llogari askujt. Çdo gjë është ok, nuk keni përse shqetësoheni,”-ishte gjithçka tha blogerja në lidhje me pyetjen.

Kujtojmë që më herët Zamira Kita, e ftuar në “Wake Up” i dha fund dilemës e cila lidhet me mungesën e Ledrit në promovimin e “Në Kuadër të Dashurisë”, ku Sara, partnerja e tij, luante rolin e Arias.

E pyetur nga Eni Shehu se cila ishte arsyeja e mungesës së Ledrit, Zamira u përgjigj: “E pyeta Sarën, por Ledri nuk kishte mundësi që të vinte. Sigurisht, ata kanë shumë ngarkesë, aktivitete, data”.

sara hoxha llogari ledri vula

Lini një Përgjigje