TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Tetor 2023, 13:00

Pak ditë nga nisja e BBVK, publikohet lista e emrave të pjesëmarrësve

Shkruar nga Pamfleti

Pak ditë nga nisja e BBVK, publikohet lista e emrave të

Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e ‘Big Brother VIP Kosova’, ndërsa ky sezon pritet të ketë mjaft surpriza. Por ajo që na bën më shumë kuriozë për momentin, janë emrat e banorëve. Një video po qarkullon në TikTok, ku janë prezantuar emrat që do të jenë në shtëpinë e famshme.

Kështu, dy më të përfolurat janë: Linda Halimi dhe Shqipe Hysenajn. Disa nga emrat që përfliten të hyjnë në shtëpinë e famshme janë:

-Edona James

-Gani Germia

-Meti Alshiqi, ish-banor edhe i “Big Brother Albania”

-Ylli Dervishi aka Buci, ish-fitues i “Shpija Kosovës”

-Lumbardh Salihu

-Monika Salihu

-Vesa Vllasaliu

-Brikenda Karricaj aka Briki, ish-konkurrente e “Për’puthen”

Po ashtu banorëve do u shtohet një personazh tjetër, bëhet fjalë për AlbyTheGoat, e njohur si pornostar-e.

Po ashtu ka edhe emra si: Santiana Maloku dhe Muhamet Zeka, të cilët ende pritet të konfirmohen nëse do të jenë pjesë e kastit që prej nisjes apo në vazhdim.

bbvk lista pjesmarres

Lini një Përgjigje