TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Tetor 2023, 13:52

Publikohet video kur Olta Gixhari konkurronte për velinë: Nuk më morën se ma bënë me hile

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet video kur Olta Gixhari konkurronte për velinë: Nuk më

Olta Gixhari këtë sezon mban rolin e anëtares së jurisë në “Dancing With The Stars”.

E ftuar në “Më lër të flas”, aktorja tregoi se ndihet mirë në këtë pozicion, teksa tregoi se kërcimin e njeh që e vogël.

“Është pozicion shumë i këndshëm. E kam dashur atë pozicion, e kam pëlqyer gjithmonë, mendoj që më rri. Mendoj që di të flas për kërcimin, sepse unë kam kërcyer nga klasa e pestë deri në vit të katërt të gjimnazit, me trupën profesioniste në Durrës”, tha Olta.

“Vetëm balet klasik nuk kam bërë, të gjitha zhanret i kam bërë. Kam qenë kërcimtare. Ëndrra ime kur kam qenë e vogël ka qenë të bëhesha balerinë. Pastaj kalova te aktrimi, sepse nuk mbaja dot puantet”, shtoi aktorja.

E pyetur nga vëllezërit Veshaj nëse ka konkurruar për velinë në ‘Fix Fare’, Olta e pranoi se gjatë adoleshencës ka konkurruar për të qenë velinë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, por nuk u përzgjodh se ia bënë me hile.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)

olta gixhari veline hile video

Lini një Përgjigje