
Ashtu siç ishte premtuar, kënga ‘Dashuria’ e Parashqevi Simakut është publikuar pasditen e së shtunës. Kënga ka tekstin e të madhit Andon Zako Çajupi dhe nuk ishte aspak sensuale siç ishte paraqitur në sekuenca të shkurtra.
Klipi nis me pamjet nga ‘Time Square’ dhe jo rastësisht. Aty ishte vendi ku këngëtarja e famshme shqiptare jetoi në rrugë prej më shumë se 7 vjetësh. Në sfond dëgjohet Elton Ilirjani (kumbari i saj tanimë), të thotë se ‘tek ky gur ka qëndruar Parashqevia'.
Duket se klipi është realizuar disi varfër, me pamje nga sheshi i famshëm nju-jorkez dhe Parashqevia së bashku me Elton Ilirjanin, i cili u përkushtua që diva shqiptare të bënte jetën që meriton dhe t’i rikthehej muzikës.
Ajo që vihet re është se edhe ish-bashkëshorti Robert Nolfe, është pjesë e kësaj kënge si producent. Mesa duket marrëdhëniet me të janë rregulluar dhe mund të jenë tanimë dy miq dhe bashkëpunëtorë të mirë.
Lini një Përgjigje